Laporta e tepron me lëvdata për Xavin

21:08 | 23 December 2022

Laporta: Xavi është trajneri më i mirë në botë.

Xavi është trajneri më i mirë në botë sipas presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

Një produkt i akademisë ‘La Masia’, Xavi fitoi tetë tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve si lojtar me Barcelonën, që përkon me njërën nga periudhat më të suksesshme të historisë së klubit, raporton lajmi.

Xavi u rikthye te Barcelona si trajner në vitin 2021 pas shkarkimit të Ronald Koeman, dhe pavarësisht eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, ish-mesfushori e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të parë në La Liga para fillimit të Kupës së Botës.

Xavi e ka theksuar nevojën për të fituar tituj këtë sezon, dhe Laporta është tejet i emocionuar.

Laporta beson se Xavi është trajneri më i mirë në botë, dhe thotë se lidhja emocionale e 42 vjeçarit me klubin është duke i ndihmuar atij që të sjell sukses përsëri në “Camp Nou”.

“Unë them se duhet të fitojmë tituj këtë sezon. Pajtohem plotësisht me Xavin. Jam tejet me fat që e kam trajnerin më të mirë në botë, sepse Xavi, duke mos harruar njohuritë e tij për futbollin, është një njeri që është gjithmonë interesante të dëgjosh, i cili gjithashtu është një njeri i klubit dhe është tejet i lidhur me klubin”, tha Laporta.

Komento: