Laporta e zbulon arsyen e vërtetë se përse Messi nuk u rikthye në Barcelonë

10:39 | 12 July 2023

Lionel Messi nuk u rikthye në Barcelonë për shkak se e kaloi një periudhë të vështirë në Paris Saint-Germain, thotë presidenti Joan Laporta.

Barça u mundua ta rikthente yllin argjentinas në “Camp Nou” pasi u njoftua se ai do të largohej nga PSG-ja.

Sidoqoftë, kreu i klubit katalunas zbulon se eksperienca dëshpëruese në Francë, ku ai u vërshëllye nga tifozët pasi u suspendua që udhëtoi pa leje në Arabinë Saudite, bëri që ai ta hidhte poshtë mundësinë e rikthimit në Barcelonë.

“Lojtari e donte atë, babai e donte atë, por ritmet janë të ndryshme. Ne nuk e pëlqyem atë që ndodhi herën e fundit. Ai na tha se kishte vendosur t’i bashkohej Inter Miamit sepse e kishte një sezon mjaft të vështirë në Paris, ku ishte në presion të lartë. Ndërsa, në Miami do të ishte më i qetë dhe do të mundë të mendonte për ekipin kombëtar. Dhe, edhe pse dëshironte të vinte tek Barça, ai nuk dëshironte ta kalonte një vit tjetër si ky. Ne e kuptojmë këtë. Sidoqoftë, ai mbetet një legjendë e klubit”, deklaroi Laporta në një intervistë për “Mundo Deportivo”.

Messi ishte bërë ikonë në Barcelonë dhe ka fituar gjithçka të mundshme.

Ai do të prezantohet tek Inter Miami këtë të diel, ndërsa do ta bëjë debutimin në ekipin e ri më 21 korrik kundër ekipit Cruz Azul në League Cup.

Komento: