Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Siç thoshte edhe në të kaluarën, për të parin e klubit katalunas nuk ka dyshime se Lionel Messi dominon në këtë aspekt.
Teksa fliste për kanalin zyrtar të Barçës, ai nuk i shpëtoi pyetjes nëse janë duke punuar që ta kthejnë futbollistin në Barcelonë.
“Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Zemra e tij rrah për Barcelonën, është normale”, tha fillimisht ai.
“A do të kthehet Messi? Ai është lojtar i PSG-së. Do të donim të kthenim Leon këtu një ditë – por do të shohim”, përfundoi Laporta.