Laporta: Nuk kam menduar kurrë të shkarkoj Xavin

13:57 | 13 Nëntor 2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me trajnerin e ekipit, Xavi Hernandez.

Xavi në fillimet e tij si një trajner i Barcelonës, hasi në vështirësi.

Spanjolli ka përpara një punë të madhe, pasi po mundohet të sjellë një ekip me gjenerata të reja në ‘Spotify Camp Nou’.

Në disa raste u raportua që detyra e Xavit në stolin ‘Blaugrana’ ishte në rrezik.

Por, një gjë të tillë e mohon presidenti i klubit, duke thënë që për as një moment nuk ka menduar të shkarkoj Xavin.

“Nuk kam menduar kurrë të shkarkoj Xavi, as për një moment. Ne 100% i besojmë Xaviut si trajnerin tonë, ne jemi krenarë për të. Ai e njeh klubin, ai e njeh momentin tonë dhe ai gjithashtu e di se ne mund të përmirësohemi shumë. Por ai është njeriu i Barçës”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Xavi mori drejtimin e katalanasve në nëntor të vitit 2021.

Komento: