Laporta tregon se a mund të rikthehet Messi te Barcelona

17:52 | 24 March 2023

Laporta: Messi e di që dyert e Barcelonës janë të hapura për të.

Ditët e fundit është folur më shumë për mundësinë që Leo Messi të rikthehet në Barcelonë nga sezoni i ardhshëm, duke qenë se kontrata e tij me PSG përfundon në qershor dhe nuk ka asnjë lajm për rinovim pas Kupës së Botës.

Sergi Roberto dhe Sergio Kun Aguero, i kanë shtuar edhe më shumë spekulimet në kohën fundit për një rikthim të Messit aty, ku e fillojë karrierën e tij në Camp Nou.

Edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, ka folur së fundmi, duke thënë se argjentinasi i ka dyert e hapura te Barcelona.

“Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them. Messi është një lojtar i PSG-së dhe unë duhet të kem respekt”.

“Leo e di që ne e kemi atë në zemrat tona. Është pjesë e mburojës sonë”, deklaroi Laporta.

Duke parë prapa, Laporta erdhi për të justifikuar disa vendime të vështira që mori në fillimin e mandatit të tij të dytë presidencial në Barça në 2021, mbi të gjitha, për të mos rinovuar Messin.

“Trashëgimia që gjeta kur u bëra president nuk ishte aspak e mirë dhe duhej të merrja një vendim me të cilin nuk jam i kënaqur. Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me Barçën. Do të shohim, por ai e di që dyert e Barçës janë të hapura”, pëfundoi Laporta.

Komento: