
Presidenti Joan Laporta, ka insistuar se mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong nuk është në shitje këtë verë.
Për disa javë, reprezentuesi holandez është lidhur shumë me një transferim te Manchester United, përcjell ORAinfo.
Spekulimet kanë vazhduar për shkak se gjigantëve katalanas u kërkohet të përmirësojnë ndjeshëm pozicionin e tyre financiar në mënyrë që të nënshkruajnë objektivat e tyre të transferimit.

25-vjeçari është konsideruar të jetë një opsion për të gjeneruar shpejt fonde, duke sugjeruar që Barcelona mund të rikuperojë në rajonin prej 70 milionë funte.
Megjithatë, duket se Laporta është gati të ruajë shërbimet e De Jong, në vend që të shfrytëzojë mundësinë për të arkëtuar nënshkrimin e tij./ORAinfo/