Nisin kontaktet e para, Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.
Aymeric Laporte raportohet se është i lidhur me një transferim te Barcelona.
Reprezentuesi spanjoll nuk po ka hapësira te Manchester City, pasi Pep Guardiola preferon në qendër të mbrojtjes dyshen; Ruben Dias dhe Manuel Akanji, transmeton Gazeta Express.
Laporte duket se është i hapur për t’u larguar nga “Etihad Stadium”, teksa sipas “Mundo Deportivo”, ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.
Mediumi spanjoll gjithashtu ka raportuar se tashmë janë vendosur kontakte mes tre palëve.
Edhe klubi anglez besohet është i hapur për shitjen e 28-vjeçarit, të cilin e transferoi në vitin 2018 nga Athletic Bilbao.
Aymeric Laporte ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.