Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

21:44 | 24 April 2023

Aymeric Laporte duket se po e kalon sezonin e fundit te Manchester City.

Mbrojtësi spanjoll thuhet se është i pakënaqur me hapësirën te “Qytetarët” dhe mendon se kohës së tij në Angli po i vije fundi.

Sipas “Relevo”, Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Madje, 28-vjeçari besohet se është i gatshëm të ulë pagën e tij për t’iu bashkuar Barçës, klubit që po përballet me probleme financiare.

Muajin e kaluar ishte raportuar se kanë nisur bisedimet mes palëve për një transferim të mundshëm në “Camp Nou” të ish-mbrojtësit të Athletic Bilbaos.

Laporte me kampionin në fuqi anglez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Deri më tani në këtë sezon, ai ka regjistruar vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat apo 1513 minuta në total. /Gazeta Express/

Komento: