Larg Man United, këto janë dy Liga janë opsione për kalimin e Ronaldos

13:19 | 09 Mars 2022

Portugalia ose Amerika – Ronaldo është i zhgënjyer me rikthimin te Manchester United

Cristiano Ronaldo nuk e kishte imagjinuar se rikthimi i tij te Manchester United do të shkonte keq.

Ylli portugez nuk po gjen gjuhën e përbashkët me shokët e skuadrës, madje mungoi në humbje 4-1 ndaj Manchester Cityt në fundjavën e kaluar.

Sipas asaj që raporton Corsera, 37-vjeçari po e mendon largimin nga United në afatin kalimtar të verës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e shikon si mundësi rikthimin në Portugali ose të eksplorojë futbollin në Amerikë.

Në ditët e kaluara, u raportuar se Ronaldo madje mund të kalonte edhe te Paris Saint-Germain, mirëpo është vështirë e realizueshme.

Kështu, opsion më i mundur për portugezin është kalimi në Amerikë, aty ku e kërkon Inter Miami i David Beckhamit.

Komento: