Stefano Pioli pritet të largohet gjatë verës nga Milan. Kjo pasi drejtuesi kuqezinj janë të interesuar që në vend të tij ta sjellin trajnerin gjerman, Ralf Rangnick.
E interesim për trajnerin aktual të Milan, ka shfaqur Torino.
Sipas Tuttosport, Torino tashmë po monitoron disa trajnerë për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Ata po mendojnë për një revolucion në pankinë, dhe po shqyrtojnë pëlqimet e Semplici, D’Aversa, Maran dhe Nicola, si dhe Pioli.
Sipas kësaj gazete, Pioli është ndër me të pëlqyerit nga drejtuesit e Torinos, por mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Milanit gjatë verës. /ORAinfo/