Largësia një milionëshe Milanos- Suso

12:15 | 07 Mars 2019

Milan thuhet se është 1 milion euro larg përmbushjes së kërkesave të kontratës së Suso, pasi çështja vazhdon.

Sipas Corriere dello Sport, bisedimet mbeten ‘miqësore’ midis Milanit dhe Susos, por klubi është i përgatitur vetëm për t’i ofruar atij pak më shumë se 4 milion euro në sezon, përcjell ORAinfo.

Kjo është në kontrast me kërkesat e pretenduara të spanjollit prej 5 milionë euro plus bonuse, dhe gazeta shkruan se hendeku nuk duket i thjeshtë për t’u zvogëluar.

Sulmuesi ende ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij, por Rossonerët duan të heqin klauzolën e lirimit të tij prej 38
milionë eurosh.

25-vjeçari mbetet një zgjedhje e parë për Gennaro Gattuso, por nuk ka shënuar apo asistuar që nga janari. /ORAinfo/

Komento: