
Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka sugjeruar se e ardhmja e Frenkie de Jong varet nga situata financiare e
klubit.
Mesfushori holandez ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou këtë verë, me Manchester United që thuhet se është i interesuar për të , përcjell ORAinfo.

Siç konfirmohet nga GOAL, pala katalanase do të ishte e gatshme ta shesë atë për çmimin e duhur dhe një ofertë prej rreth 60 milionë euro do të mjaftonte për t’i bindur ata që ta linin të largohej./ORAinfo/