Largimi i Donnarummas nga Milan, ky është lajmi i fundit nga Italia

11:06 | 26 April 2020

Milan pritet të bëjë revolucion këtë sezon, ku krahas shumë ardhjeve, pritet të largohen edhe disa yje.

Portieri i Milanit Gigio Donnarumma i ka idetë e qarta mbi atë që ka dëshirë të bëjë. Vërtet që kontrata e tij skadon vitin tjetër, pra në qershor 2021, por në anën tjetër portieri kurrë nuk ka shprehur dëshirën të largohet.

Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, duhet të takohet me të dhe agjentin Raiola për t’i ilustruar projektet, ambiciet dhe sidomos rinovimin e kontratës.

Gigio është super i lumtur te “Djalli”, jeton mirë në Milano dhe sidomos i ka në zemër kuqezinjtë. Një kontratë e re me një rrogë të mirë, do të ishte perfekte për të qëndruar edhe të paktën pesë vjet të tjera, duke qenë se është moshë e re.

Por, tani i takon Milanit të bëjë hapin e radhës, ndryshe do të merret në konsideratë shitja, që mund të sjellë 50 milionë euro dhe jo më shumë. Në fakt, Juventusi vazhdon të qëndrojë në hije, teksa janë edhe Real Madrid, PSG dhe Chelsea klubet që gjithashtu e duan.

Komento: