Largimi i Leonardos, dështon plani për sjelljen e lojtarit qe e duan tifozët ‘Kuq e Zi’ në Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Largimi i Leonardos, dështon plani për sjelljen e lojtarit qe e duan tifozët ‘Kuq e Zi’ në Milan

13:48 | 30 Maj 2019

Gerard Deulofeu ishte në negociata për tu rikthyer të Milan. Vlerësimi i lojtarit është 30 milionë euro dhe ai vetë ende shpreson fuqishëm për një rikthim në Milan.

Por me largimin e drejtorit sportiv Leonardo, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij në klub disa ditë më parë, gjërat kanë ndryshuar.

Pa drejtorin brazilian në operacion, marrëveshja është e komplikuar.

Leonardo u përpoq të nënshkruante me Deulofeu në janar pa sukses, pasi Watford vazhdoi të kërkonte të paktën 30 milionë dhe për momentin, Milani nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar mbi trajnerin dhe mbi të gjitha mbi menaxhmentin, duke pritur zgjedhjen e Maldinit.

Kjo është arsyeja pse operacioni Deulofeu është në gatishmëri, por lojtari tashmë e ka kuptuar se pa Leonardo, kthimi i tij në Milan duket i pamundur.

Megjithatë, ai ka shumë oferta për t’iu bashkuar ekipeve të mëdha.

Por nëse Milani i ri do të thërriste, ai do të përgjigjet menjëherë, pavarësisht se e kuptoi që pa Leonardo në menaxhim, shanset për një kthim janë në rënie. /ORAinfo/

Komento: