Largimi i Marcelos, ky është plani i Realit për zëvendësimin e tij

08:41 | 02 Mars 2019

Marcelo pritet të largohet nga Real Madrid në afatin e verës.

Situata e Marcelos ka ndryshuar në Madrid. Ai ka humbur vendin e titullarit, Reguilón po starton para brazilianit dhe ai është i vendosur të largohet nga Madridi.

30-vjeçari, kapiteni i dytë i Real Madridit, Marcelo, është duke e menduar seriozisht largimin nga Real Madridit, me distinacion Juventusin, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

El Partidazo de COPE raporton se braziliani ka kërkuar një takim me José Ángel Sánchez, drejtorin gjeneral të klubit, të cilit do t’i kërkojë largimin gjatë verës.

Situata e tij është delikate, pasi Marcelo ka humbur vendin e titullarit me Santiago Solarin në stol.

Kjo u vërtetua kur në ndeshje të mëdha, si ajo me Atletico Madridin në Ligë dhe me Barcelonën në Copa del Rey, startoi i riu i akademisë, Sergio Reguilon, i cili shihet si zëvendësuesi më i mundshëm për brazilianin.

Opsionet tjera për ta zëvendësuar brazilianin janë 20-vjeçari Achraf Hakimi, i cili është i huazuar te Borussia Dortmundi, si dhe mbrojtësi i talentuar i Betisit, Junior Firpo.

Po ashtu, Reali po mendon edhe për lojtarin tjetër të akademisë, 19-vjeçarin, Fran García si dhe 21-vjeçarin e huazuar te Real Sociedad, Theo Hernández.

AS raporton se Reali po mendon edhe për ish-lojtarin e akademisë, që aktivizohet te Chelsea, Marcos Alonso.

Komento: