Është bërë gati një vit që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid për t’u transferuar në Juventus.
Është tani mesfushori Toni Kroos, që ka folur për largimin e Ronaldos, duke thënë se ky vendim ka kënaqur të gjitha palët te Real Madrid.
Sipas Kroos, largimin nga Real Madrid e ka kërkuar edhe vetë Ronaldo.
“Është e pamundur të mohosh faktin që mungesa e Ronaldos u ndje, pasi është njëri që ka shënuar shumë gola me fanellën e Realit, por ishte një operacion që i kënaqi të gjithë palët”, ka deklaruar Kroos.
“Ronaldo kërkonte një aventurë të re, në moshën 34-vjeçare, ndërsa nga ana tjetër klubi fitoi shumë para”, ka shtuar ai.