Sabri Hamiti nuk do të jetë më pjesë e LDK-së.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas lajmit për tërheqjes së Sabri Hamitit nga aktiviteti politik në LDK.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, në internet, Gashi ka thënë se ndihet krenar që kishte një koleg të tillë.
“Ndjehem i nderuar dhe krenar që e kisha kolegë dhe mik te afërt në Kuvend dhe parti. Miq do mbetemi dhe për shumë gjatë”, ka shkruar Gashi.
Shkrimi i tij i plotë:
Figura e shquar e letrave dhe e politikës, Sabri Hamiti, i dha fund sot angazhimit strukturor në parti..
Ndjehem i nderuar dhe krenar që e kisha kolegë dhe mik te afërt në Kuvend dhe parti. Miq do mbetemi dhe për shumë gjatë
Sabriu do të mbetet gjithmonë një ndër themeluesit qendror të LDK-së dhe të shtetit të Kosovës.
Faleminderit prof.