‘Ende nuk e kam marrë asnjë vendim për të ardhmen’
Sergio Busquets ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Mesfushori po përflitet se mund të largohet nga Barcelona në Inter Miami.
Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë lojtari, teksa ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
“Nuk kam marrë ende asnjë vendim. Nuk është ende e sigurt se do të largohem nga Barcelona në qershor – do të shohim se si do të jetë ky sezon për mua”, përfundoi ai.
Busquets është një ndër pikat kyçe në formacionin e Barcelonës.