Largimi nga jeta e ish-luftëtarit të UÇK-ës, Haradinaj vjen me mesazh të dhimbshëm

19:23 | 01 Janar 2019

Mbrëmë nga një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për familjen e Avni Hysenit, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vdiq mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

Ky është shkrimi i deputetit Haradinaj:

Miku im i dashur, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen, por ti do të mbetesh i përjetshëm në zemrat tona. Sikurse veprat tua dhe të familjes tënde që ishin përtej legjendave. Do na mungosh neve, por do ju bashkohesh burrave të kombit që i kishe përkrah luftës për liri.
Lavdi.

Komento: