Ish-senatori amerikan, Richard Lugar,nuk jeton më.
Kreyparlamentari Kadri Veseli, me vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, ka thënë se e gjithë Kosova është e pikëlluar.
Ish-senatori amerikan, Richard Lugar, ka ndërruar jetë sot në moshën 87-vjeçare.
Pas marrjes së këtij lajmi, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Amerika humbi një burrështetas të kalibrit ndërkombëtar, por siç u shpreh ai, me ikjen e Richard Lugar, sot është e pikëlluar edhe Kosova, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, Lugar, për dekada me rashë ka qenë një mik i sinqertë dhe i përkushtuar, i cili Kosovës i është gjetur në vështirësi e nevojë.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një burrështetas të kalibrit ndërkombëtar, senatorin Richard Lugar, i cili ka pasur rol protagonist në politikën e jashtme të këtij vendi, duke e bërë botën më të paqtë e më të sigurt.
Mirëpo, për ikjen e tij, sot është e pikëlluar edhe Kosova, që te senatori Lugar ka gjetur për dekada me radhë një mik të sinqertë e të përkushtuar, i cili na është gjetur në vështirësi e nevojë.
Mbështetja dhe zëri i tij i fuqishëm ishte një rreze e fortë drite për popullin tonë në kohët më të errëta.
Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një fisnik që është përpjekur ta bëjë këtë botë më të mirë dhe i mbetemi përherë borxhlinj për ndihmën që na ka dhënë.