Largohen billbordet në Zveçan, Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë

12:14 | 25 Janar 2024
largohen-billbordet-ne-zvecan,-svecla:-simboli-i-vetem-i-serbise-brenda-shtetit-tone-do-te-jete-ambasada-e-saj-ne-prishtine

Dy ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi kanë dalur sot në terren për të parë nga afër heqjen e bilbordeve me imazhet e Vuçiqit dhe Putinit në Zveçan.

Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë” shkruan ministri në njoftim.

Komento: