Largohen katër veturat që rrezikoheshin nga shembja e dheut në Velani

17:08 | 06 April 2025
largohen-kater-veturat-qe-rrezikoheshin-nga-shembja-e-dheut-ne-velani

Në një vendpunishte ne lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu.

Në një vendpunishte në lagjen “Velania” në Prishtinë, gjatë ditës së diel pati rrëshqitje dheu.

Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha për Klankosova.tv se nga kjo shembje dheu, katër vetura rrezikoheshin, përderisa nuk pati të lënduar.

Lidhur me këtë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit ka ndërmarrë një intervenim të menjëhershëm për largimin e katër veturave.

Përgjatë intervenimit, rruga u mbyll përkohësisht.

Komento:
loading