Hakan Calhanoglu ,konfirmon se ai është i lumtur në Milan dhe se ai ka një marrëdhënie vërtet të mirë me trajnerin Gennaro Gattuso.
Ka pasur zëra se mesfushori turk do të shitet në janar, por Gattuso këmbënguli që ai do të qëndrojë për aq kohë sa ai është trajner përcjell ORAinfo.
“Unë jam i lumtur në Milan”, tha Calhanoglu për DAZN.
“Unë jam i kënaqur me Gattuso dhe stafin e tij. Ndihem në shtëpi këtu në Milano.
“Marrëdhënia me Gattuso është me të vërtetë e mirë, edhe kur ai zemërohet me mua. Unë e pranoj këtë, sepse ai është një trajner i mirë me mentalitet fitues”, ka thënë Hakan./ORAinfo/