Largohet edhe një zv/ministre nga Qeveria Kurti

19:46 | 31 Korrik 2023
largohet-edhe-nje-zv/ministre-nga-qeveria-kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Bërdyna.

Në vendim thuhet se Bërdyna është liruar të hënën nga detyra.

Po ashtu në vendim thuhet se Edona Bërdyna obligohet që të bëjë deklarimin e pasurisë.

“Znj. Bërdyna është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Obligohet Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.

Komento: