Largohet mjeti shpërthyes në afërsi të kazermës ‘Adem Jashari’

14:34 | 14 Maj 2020

Njësiti i deminimit sapo largoi mjetin e dyshuar shpërthyes që gjendej brenda një veture në afërsi të FSK-së në Prishtinë.

Siç ka raportuar klankosova.tv, një qytetar derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij në rrugën “Deshmorët e Ponoshecit” në Prishtine, dyshohet të ketë hasur në këtë mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me veturën e tij e ka dërguar me qellim për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Njësia e dominimit ka përfunduar procedurat me vendin e ngjarjes dhe tani janë liruar të gjitha rrugët për qarkullim të automjeteve.

Komento: