Largohet Muriqi, vjen Cavani

15:07 | 13 April 2020

Fenerbahçe planifikon ta zëvendësojë Muriqin me Cavanin.

Klubi i madh turk Fenerbahçe po planifikon ta shesë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi dhe në vend të tij ta sjellë uruguaianin Edinson Cavani, shkruan “Fotomac”.

Muriqi po kërkohet nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë këtu Tottenhamin e Lazion. Fenerbahçe pritet të fitojë së paku 20 milionë euro nga shitja e Muriqit.

E klubi turk ka gjetur edhe zëvendësuesin për yllin e Kosovës. Cavani është në plane të klubit turk. Kontrata e Cavanit me Paris Saint-Germainin skadon në fund të stinorit dhe ai mund të transferohet si lojtar i lirë.

Muriqi 25-vjeçar iu bashkua Fenerbahçes verën e vitit të kaluar nga Rizespori për 3.5 milionë euro. Këtë edicion ai ka realizuar 15 gola dhe asistuar gjashtë tjerë në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: