Largohet nga Barcelona, ylli i madh transferohet në Japoni

18:09 | 27 July 2019

Nuk gjeti hapsirë te Barcelona dhe kërkoi një sfidë të re.

Thomas Vermaelen po kërkonte një sfidë të re pasi kontrata me Barcelonën i kishte përfunduar.
Ishte folur se ai mund të shkonte të luante në Katar, por mbrojtësi belg ka zgjedhur një destinacion tjetër, duke iu bashkuar Vissel Kobe në Japoni.

Tek skuadra japoneze Vermaelen do të gjejë dhe Andres Inestën, David Villan dhe Sergi Samper.

Skuadra katalanase në një postim në rrjetet sociale shprehu vlerësimet maksimale për Thomasin, dhe i uroi fat në sfidën e re.

Komento: