Lojtari i njohur po largohet nga Juventusi, e tashmë është mësuar skuadra e tij e re.
Juventus po fillojnë projektin e tyre për rinovimin e skuadrës dhe i pari që largohet është mesfushori Blaise Matuidi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Matuidi ka arritur marrëveshje me ekipin e MLS, Inter Miami – aty ku është pronar David Beckham.
Transferi pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
Mesfushori francez luajti 35 herë këtë edicion në Serie A dhe marrëveshja e tij në ‘Allianz Stadium’ skadon në qershor 2021.