Largimi nga kjo jetë i Arian Dacit, ka shokuar të gjithë.
Ekip i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupin e pajetë të Arian Dacit për ta dërguar në obduksion në Prishtinë.
Derisa kanë arritur ekipet dhe familja e të ndjerit, trupi i pajetë i Arianit ka qëndruar në bodrumin e një hoteli në Brezovicë.
Ekipi i Forenzikës për shkak të rrugëve të vështirësuara është detyruar që trupin ta marrin me motor ski nga hoteli.
Më poshtë shihen pamjet nga largimi i trupit të pajetë të Arian Dacit.