Latifi: 24 persona në Rahovec kanë vdekur shkak i infektimit me Koronavirus

12:17 | 22 Gusht 2020

Smajl Latifi: 24 persona në Rahovec kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka humbur jetën shkak i infektimit me virusin korona. Vdekjen e të cilit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e quajti tronditës.

E shkak i infektimit me COVID-19 në këtë komunë kanë vdekur 24 persona.

Të dhëna këto që i ka bërë të ditur për KosovaPress i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi nëpërmjet telefonit ka treguar se në komunën që udhëhiqet nga ai, janë 22 raste aktive me COVID-19, ndërsa 107 të tjerë janë shëruar.

E gjendja shëndetësore e të infektuarve me COVID-19 siç tregon Laitifi, është stabile dhe se gjitha rastet aktive janë të izoluara.

Komento: