Latifi: Certifikata për veteranë të rrejshëm po vazhdojnë të printohen në Zyrën e Kryeministrit

22:20 | 12 September 2019

Në një debat, sonte po zhvillohet tema për veteranët e rrejshëm.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Blerim Latifi ka deklaruar se edhe këto ditë po shpërndahen certifikata për veteranët e rremë të luftës e të cilët printohen në Zyrën e Kryeministrit.

Latifi në RTV Dukagjini tha se kanë informata të sakta që këto certifikata po shpërndahen nga partitë politike në prag të zgjedhjeve për vota elektorale.

Por Latifi thotë se ditët në vijim do të dalin me raste konkrete dhe me emra të atyre që po i bëjnë këto.

Komento: