Latifi: E gjithë kjo dramë e Veriut lidhet me planin franko-gjerman

12:00 | 13 December 2022

“E gjithë kjo dramë e Veriut lidhet me planin franko-gjerman”, mendon profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka nxitur rebelimin e serbëve lokalë për ta krijuar një krizë, në mënyre që t’i shmanget planit franko-gjerman.

“E gjithë kjo dramë e Veriut lidhet me planin franko-gjerman. Dje Borrelli tha se 27 vendet e BE-së janë pajtuar me planin. Kosova ka dhënë shenja të qarta se pajtohet me të. Serbia, ndërkaq, duket se e ka refuzu. Që të shmangë presionin ndërkombëtar për shkak të refuzimit, Vuçiqi ka nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Kjo është logjika e horrave në politikë: që të shmangin një problem, e krijojnë një tjetër; për t’i ikur një krize, e shpikin një krizë tjetër”, ka shkruar Latifi në Facebook, të martën.

Ai thotë se Kosova duhet ta mbrojë Kushtetutën e saj, por njëkohësisht mendon se kryeministri Albin Kurti, ka bërë gabime duke mos i pranuar kërkesat amerikane.

“Po, disa Parasegjithash duke i shpërfillur këshillat amerikane, duke besuar se mund t’ia dalë i vetëm në vendosjen e rendit në veri dhe duke këmbëngulur në pikëpamjen e tij të vjetër se shkaku i problemit të veriut gjendet në Prishtinë. Shpresojmë të ketë marrë mësimet e duhura nga këto gabime”, ka thënë Latifi. “ Ky është thelbi i krejt kësaj drame.Të tjerat janë kakofoni e transheve partiake dhe e platformave të mosdurimit personal”.

Komento: