Latifi: Gjendja në Rahovec është e menaxhueshme – po bëjmë gjithçka që është e mundur

12:56 | 06 Janar 2026
Latifi: Gjendja në Rahovec është e menaxhueshme – po bëjmë gjithçka që është e mundur

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas vërshimeve në disa vendbanime në këtë komunë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latifi tha se që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkë me ekipin e tij dhe në koordinim të plotë me të gjitha ekipet komunale, shërbimet emergjente dhe kompani private, janë në terren për ta përballuar këtë situatë dhe për të minimizuar pasojat në qytetarë, duke vepruar me prioritet aty ku gjendja paraqitet më e rënduar.

Aktualisht, sipas të parit të Rahovecit, gjendja është e menaxhueshme, ndërsa ka përpjekje të bëhet gjithçka që është e mundur për ta lehtësuar situatën dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

“Ftoj qytetarët që kanë pësuar dëme nga vërshimet t’i paraqesin kërkesat e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, në mënyrë që të bëhet evidentimi dhe vlerësimi sipas procedurave ligjore”.

“Çka varet prej nesh po përpiqemi ta bëjmë krejt çka është e mundur: të jemi sa më pranë qytetarëve!”, ka shkruar ai.

Komento: