Po ka dyshime që ka pasur vjedhje të votave.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, është shprehur i paknqaur nga procesi i rrjedhjes së zgjedhjeve. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka akuzuar për vjedhje të votave dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor, kolegët e tij brenda PDK’së.
Latifi ka shkruar në Facebook se nëse komisionerët nuk janë me kandidatin për deputet, votat mund t’ia hedhin të tjerëve gjatë përpilimit të tabelave përfunidmtare. E më e keqja sipas tij është se në rastin kur komisionerët janë me kandidatin, e prap ka mundësi që tjetri kandidat t’ia blenë votat me para.
“Nëse komisionerët nuk janë me ty, votat t’i marrin dhe ua hedhin të tjerëve, gjatë përpilimit të tabelave përfundimtare. Por, e keqja nuk sosë këtu, sepse edhe në rastin kur komisionerët janë me ty, duhet t’i ruash ata, për arsye se vjen tjetri dhe t’i blenë me para”, ka shkruar Latifi.
Sipas Latifit, demokracia kosovare është një mashtrim i madh, pasi votat fillojnë të falsifikohen sapo të mbyllen vendvotimet.
“Pra, thënë shkurt e shqip: demokracia kosovare, që në aktin e saj themelor, është një mashtrim i madh, një pazar i ndytë komisionerësh e vëzhguesish. Vullneti i qytetarëve fillon e falsifikohet me t’u mbyllur qendrat e votimit. E pastaj ankohemi se Europa nuk po na i hapë dyert! Natyrisht që nuk na i hapë. Me horra nuk shkohet në Europë. Me horra veç një rrugë është e hapur: rruga e shtetit të dështuar!”, shprehet Latifi.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Latifit.