Latifi kthehet në SHBA, këshilltari i tij: Të dolën kundër edhe ata që të ftuan në Kosovë

09:41 | 13 October 2022

Një javë pasi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi është nisur drejt SHBA-së, aty ku kishte jetuar dhe vepruar para se të vijë në krye të këtij dikasteri.

Këshilltari i tij Anton Shllaku, përmes një letre publike në Facebook ka dhënë detaje të reja dhe disa nga arsyet e largimit të Latifit nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shllaku thotë se Latifi iku i zhgënjyer dhe i vrarë thellë në shpirt. Ai thotë se ish-ministrit iu rreshtuan kundër edhe ata që e ftuan të kthehet në Kosovë.

Miku i Latifit thotë ish-ministri shpesh herë ka realizuar vizita në interes të shëndetësisë së Kosovë me buxhet vetanak.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

Miku im Rifat, Sot në orët e hershme more rrugën për SHBA. Në Kosovë la shumë miq e kolegë qe të vlerësuan e respektuan. Nga ajo lartësi qiellore i zhgënjyer thellë në shpirt kjo rrugë është më e vështira për ty. Në Kosovë erdhe me ftesë për t’u bërë Ministër i Shëndetësisë. The po, pa bërë negociata e pazare (ndoshta ishte gabim).

Më the se isha penduar për jetë nëse kisha vepruar ndryshe pasi mund të ja dalim dhe Shëndetësinë e Kosovës do ta ngrisim në nivelet me të larta. Kishe bindje se është e mundur. Që në ditët e para ju përveshe punës me entuziazëm e përkushtim. Nuk kishe orare, paragjykime, krijove ura, e dije së trëndafili ka gjemba, por ti i shikoje vetëm lulet.

Të gjithë ambasadorët qe janë në Kosovë erdhën në zyrën tende nga disa herë. Shpesh agjendën e kishe tepër të ngjeshur. I ktheve donatorët qe kishin filluar të ikin duke të besuar. Vizitove shtete duke takuar homologë e vizituar spitale me renome dhe more përkrahjen e tyre për bashkëpunim e dërgim të specialistëve tanë ne subspecializime. Shpesh këto udhëtime i bëje me buxhetin vetanak e jo shtetëror.

Ju fole qytetarëve të Kosovës për qendrat e reja, qendrat e ekselencës, traumës, spitalin e Prishtinës, vizionin për te ardhmen e shëndetësisë tonë. Nise ta rregulloje aspektin legjislativ duke finalizuar 26 Ligje e Udhëzime Administrative. Çdo ditë kabinetit tuaj i jepje detyra të reja. Na thoshe se kjo është maratonë qe duhet të vrapojmë si sprint.

Njerëzit me bindje arkaike qe krijojnë ndarje, hendeqe e gropa ishin te shumët. Qe në ditët para qe mbërrite në ministri i përvjele mëngët dhe punuan natë e ditë që mos i realizosh synimet e projekti që do ta ndërtoje të dështoi. Fatkeqësisht ishin të shumtë. U shtuan. U radhitën ne radhë dhe morën detyra për të denigruar.

Nuk zgjidhnin mjete por kishin vetëm synime. Për mjekësi filluan të flasin edhe ata qe nuk kishin vizitua asnjë spital. Fatkeqësi…tmerr. Harruan se Shëndetësisë së Kosovës i prinë Prof. Dr. R. Latifi i cili ka te botuara mbi 20 libra (7 për menaxhim shëndetësor), mbi 370 punime shkencore në gazetat me prestigjioze, Profesor në 5 Universitete me renome botërore, të ardhura mbi 1 milion dollar në vit, 5 fëmijë e mbesa e nipa. Kosovën e deshe me shumë se veten.

Nuk e besove miku im së këtu njerëzit janë pa parime, brenda natës ndryshojnë mendimin, tradhtojnë, rrejnë…pate shumë minime, ndarje toksike jo vetëm me administratën. Rreshtimi kundër i atyre qe te thirren me ardh për një kauzë te drejtë qe kishe ishte kulmi.

Me thirre në kabinet, i tha shefit të na bëjë një foto dhe ma ofrove për ta lexuar letrën e dorëheqjes. U pajtova pasi isha në rrjedha por jo edhe për datën. Ike i zhgënjyer, i vrarë thellë në shpirt. A ka mundur te jetë ndryshe? Besoi së jo. Qëndrove vertikal. Nuk u përkule. Të deshën të gjunjëzuar. Nuk mundën. Tregove dinjitet. Nuk ka fitues, por Kosova humbi.

Komento: