Latifi : LDK e Isa Mustafës e indoktrinuar nga pronari i VV-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Latifi : LDK e Isa Mustafës e indoktrinuar nga pronari i VV-së

12:39 | 06 Janar 2019

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se Isa Mustafës po i shfaqen halucionacionet,duke shtuar se LDK është indoktrinuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

Latifi ka thënë se gjendja emocionale e Kryetrarit të LDK’së është rënduar kohëve të fundit, pasi nga frika, kritikat po i merr si kërcënime.

Latifi ka thënë se Liderit të LDK’së kanë nisur t’i shfaqen halucinacionet.

“Është një reagim i çuditshëm, që më shumë se për çdo gjë tjetër, flet për gjendjen e rënduar emocionale të Kryetarit të LDK’së. Ideja e tij se ka një fushatë të orkestruar ndaj LDK’së nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, është halucinacion i pastër. Vetëm njerëzit e frikësuar janë të prirur që kritikat t’i marrin si kërcënime”, ka thënë Latifi, në një përgjigje për Express, të dielën.

Reagimi i Këshilltarit të Veselit ka ardhur pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është provokator i njëjtë sikurse Serbia.

Kryetarit të LDK’së i kishte ardhur rëndë pse Dardan Gashi ka konstatuar se Partia e Rugovës është shndërruar në Degë të Vetëvendosjes dhe po kontrollohet nga Kurti.

Ndërsa, Blerim Latifi shkon edhe më tutje kur flet për shndërrimin e LDK’së në Vetëvendosje. Ka thënë se një pjesë e udhëheqjes së LDK’së janë infoktrinuar nga pikëpamjet e pronarit të Vetëvendosjes.

“Ndërkaq, indoktrinimi i politikbërësve të LDK’ë me pikëpamjet dogmatike të pronarit të Vetëvendosjes, nuk është etiketë. Nuk është as interpretim. Është fakt. E tërë kjo natyrisht nuk është në të mirë të vendit dhe momentit historik para të cilit ndodhemi. LDK duhet të mposhtë frikën dhe të marrë vendin që i takon në tryezën ku do të merren vendime për vendin”, ka thënë Latifi.

Ndryshe, Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.

“Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se pavarësisht presionit LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.
“Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”, ka shtuar ai.

Komento: