Latifi niset për në Hagë, nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar

14:49 | 15 December 2019

Gjykata Speciale, ka qenë shumë aktive ditëve të fundit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është nisur për në Hagë për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara.

Kjo është bërë e ditur nga miqtë e tij përmes një postimi në Facebook.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar, por siç ka thënë Latifi, në ftesën që ka marr, atij i është kërkuar të sjellë dëshmi para Prokurorisë së Specializuar, për Kosovën.

Ndryshe, më parë Latifi kishte thënë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i të parit të komunës, ashtu siç bëri kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Komento: