Latifi: VV shihej si parti e pakorruptuar, kjo gjë ka filluar të ndryshojë

21:33 | 14 Mars 2024
latifi:-vv-shihej-si-parti-e-pakorruptuar,-kjo-gje-ka-filluar-te-ndryshoje

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës deputetët e opozitës kanë ngritur dyshime për tenderët njëburimorë në Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Liburn Aliu.

Këto zhvillme i ka komentuar profesori universitar, Blerim Latifi, i cili të enjten ka thënë se opozita do të fokusohet në këtë segment.

Ai ka thënë se ka filluar të ndryshojë ideja që Lëvizja Vetëvendosje është “parti e pakorruptuar”.

Sipas tij, opozita do të mundohet që ta thyejë një imazh të tillë pozitiv të partisë së Albin Kurtit.

”Nëse opozita arrin me çah imazhin e Vetëvendosje si parit e pakorruptuar, si parti që ka qeverisur me duar të pasura. Unë mendoj që gjërat mund të lëvizin. Unë pres që në vazhdim këta kanë me u fokusu poçasërisht në këtë segment”, ka thënë Latifi./T7

Komento: