Një yll dhe 70 milionë euro: Lautaro largohet nga Interi.
Oferta joshëse ka arritur, Lautaro largohet nga Interi?
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez shkëlqeu sezonin e shkuar duke realizuar 28 gola dhe 11 asistime në 57 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve mbreslënëse Lautaro ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe Inter do ta ketë vështirë ta mbajë atë në skuadër.
Mediat franceze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Lautaros nga Interi.
Parisienët kanë gati madje ofertën tunduese për zikaltrit. Sipas mediave franceze, PSG do t’ia ofrojë Interit 70 milionë euro dhe kartonin e Renato Sanches në këmbim të Lautaros.
Sanches do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës por Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë Lautaron vetëm nëse në adresë të klubit arrin një ofertë prej 100 milionë eurove.