Duket se Laurato së shpejti do të bëhet pjesë e skuadrës së Barcelonës.
Lautaro Martinez ka vetëm një dëshirë – Barcelonën.
Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Argjentinasi tash e disa kohë ka intereismin e katalanëve, por ndonjë ofertë zyrtare nuk është nisur drejt zyrave të ‘Zikaltërve’.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Lautaro është në pritje të ofertës së Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Gjigantët e La Liga janë në situatë të vështire ekonomike dhe janë duke përgatitur ndonjë ofertë që përfshinë edhe ndonjë lojtar.
Thuhet se oferta e parë do të jetë me 70 milionë euro plus Junior Firpo.