Lautaro – Inter – Barcelona, diҫcka po ndodh.
Lautaro Martinez vazhdon të kërkohet nga Barcelona.
Bisedimet e Barcelonës me Interin për transferimin e Lautaro Martinez nuk kanë ngecur.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se menaxherët e sulmuesit argjentinas pritet të takohen sot me drejtuesit e Interit për të diskutuar për statusin e futbollistit në klub.
Pas përfundimit të këtij takimi, ata do të fluturojnë për në Barcelonën për të biseduar me klubin katalan.
Takimi i parë në Milano nuk do të diskutojë vetëm për transferimin e mundshëm në Barcelonë por edhe mundësinë e vazhdimit të kontratës në Inter.
Deri më tani, ylli argjentinas ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza për shkak të interesimit nga Barcelona.