Oferta prej 100 milionë ka arritur, Lautaro largohet nga Interi.
Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro Martinez largohet nga Interi.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez shkëlqeu sezonin e shkuar duke realizuar 28 gola dhe 11 asistime në 57 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve mbreslënëse Lautaro ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe Inter do ta ketë vështirë ta mbajë atë në skuadër.
Sipas mediave spanjolle, Reali synon transferimin e Lautaros në merkaton e verës dhe Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e argjentinasit.
Reali është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe drejtuesit e kanë piketuar Lautaron si përforcimin ideal. Inter vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.