Lautaro Martinez dëshiron vetëm Barcelonën.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez do të dëshironte të bashkohej me Barcelonën nëse ai largohet nga klubi italian.
Muajve të fundit është raportuar se ishte një ‘luftë’ mes Barcelonës dhe rivalëve të tyre të Real Madridin për Martinezin, i cili thuhet se është objektivi kryesor i transferimit të Barça këtë verë.
Drejtuesit e klubit katalunas janë duke e udhëhequr garën për 22-vjecarin, i cili është identifikuar si pasuesi ideal afatgjatë i uruguaianit Luis Suarez.
Sipas El Mundo Deportivo, Martinez nuk ka asnjë interes për një transferim teorik te Real Madridi, Manchester City dhe as te Paris Saint-Germain dhe ka kërkuar nga gjigantët italianë që të mos konsiderojnë qasje nga asnjë klub tjetër.
Argjentinasi ka shënuar 16 gola 31 paraqitje për Interin këtë sezon dhe ka impresionuar veçanërisht në garën evropiane, duke shënuar pesë në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Marrëveshja e tanishme e Martinez shkon deri në qershor të vitit 2023 dhe u nënshkrua në korrik të 2018, kur Inter pagoi te Racing Club rreth 22 milionë euro për shërbimet e tij dhe ai me shpejtësi është vendosur si yll në Itali.