
Lautaro i ka kërkuar faljes Contes dhe bashkëlojtarëve pas gjestit të bërë në ndeshje me Romën.
Ndeshja mes Interit dhe Romës nuk kaloi aq mirë, pasi Lautaro Martinez dhe Antonio Conte u përplasen, pasi trajneri e nxori sulmuesin nga loja pa u mbyllur pjesa e parë.
Pas ndeshjes sulmuesi thuhet ishte shumë i qetë, ndërsa mediet italiane bëjnë me dije se situata mes trajnerit dhe sulmuesit është qetësuar shpejt.
Menjëherë pas ndeshjes Lautaro i ka kërkuar falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës.
Gazzetta dello Spprt raporton se ky problem është shuar tashmë dhe pretendon se situata në dhomat e zhveshjes është qetësuar.
Kjo sigurohet edhe nga video e postuar sot nga klubi, ku trajneri dhe sulmuesi ftohen të zhvillojnë një meç boksi.
Ndërkohë sulmuesi tjetër i Interit, Romelu Lukaku u kap dje nga policia duke thyer rregullat kundër Covid-19, teksa festonte me shokë dhe miq të tij ditëlindjen.