E konfirmon agjenti: Lautaro është i lidhur me Interin, nuk e do largimin.
Lautaro Martinez duket se do të vazhdoj të mbetet gjatë te skuadra e tij aktuale Inter.
Sulmuesi argjentinas është prej katër vitesh pjesë e Interit dhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.
Këtë edicion Lautaro ka zhvilluar 21 ndeshje me Interin ku ka realizuar tetë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Përkundër interesimit nga skuadrat e ndryshme angleze dhe spanjolle, Lautaro do të qëndroj te Interi dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij Alejandro Camano.
“Lautaro është shumë i lidhur me Interin. Për mua është shumë e rëndësishme ti them popullit zikaltër se ai ka lënë shenjën e vet në Botërorin e fituar nga Argjentina. Ky trofe i ka dhënë shumë besim dhe dashuri lojtarit”.
“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm me një mentalitet të pabesueshëm. Bashkë me Lukakun dhe Dzekon ka zhvilluar një futboll të jashtëzakonshëm. E rëndësishme për Lautaron është që Interi të fitojë”, ka deklaruar Alejandro Camano.
25-vjeçari ka zhvilluar 202 ndeshje me Interin në katër vite ku ka realizuar 82 gola dhe ka asistuar në 30 të tjerë.