Lavrov flet për Rusinë: Konflikti i tillë rritë rrezikun e një lufte nukleare.

23:46 | 29 Prill 2022

Agresioni rus po vazhdon.

Kreu i diplomacisë ruse, Seregej Lavrov ka thënë se Rusia nuk beson që është në luftë me NATO-n.
Lavrov ka thënë se një zhvillim i tillë, do ta rriste rrezikun e një lufte nukleare. Sipas tij, kjo gjë nuk duhet të lejohet, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, ekziston përshtypja e kundërt, që NATO-ja konsideron që është në luftë me Rusinë.

“Fatkeqësisht, ekziston një përshtypje që NATO beson që është në një luftë me Rusinë”, ka thënë ai në një intervistë për Al Arabiya, transmeton Gazeta Express.

Lavrov ka folur edhe për ngrirjen e fondeve ruse nga shtetet perëndimore. Ai ka thënë se shtetit të tij i janë vjedhur mbi 300 mijë dollarë.

Komento: