Lavrov: Rusia është e gatshme ta ndihmojë Serbinë në çështjen me Kosovën

21:55 | 25 Dhjetor 2018

Ministri I Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov i ka dërguar një mesazh urimi për Vitin e Ri, Zëvendësministrit dhe ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiqit.

Në këtë mesazh ai ka thënë se Moska ëshë e gatshmë tiI ndihmojë Beogradit në çështjet me Kosovën, përcjell ORAinfo.

Duke planifikuar takime të reja në vitin që vjen, Lavrov tha se Rusia është shumë e gatshmë t’a ndihmojë Serbinë në çëshjtet me Kosovën.

Në telegram, Lavrov ka përmendur takimet që i ka pasur me kolegun nga Serbia dhe i ka premtuar atij se takime të ngjashme do të ketë edhe gjatë vitit 2019.

“Llogaris në takime të reja gjatë vitit që vjen për të koordinuar hapat në skenën ndërkombëtare. Jemi të gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë lidhur me çështjen e Kosovës”, ka thënë ai. /ORAinfo/

Komento: