Lazio dështon përsëri, kjo është humbja e radhës

22:53 | 17 Dhjetor 2018

Klubi nga Serie A Lazio vazhdon të mos fitojë, kësaj radhe humbet në Atalanta.

Lazio nuk është duke ditur për fitore ndeshjet e fundit. Pas humbjes kundër Frankfurtit në Europa Ligë, Lazio ka pësuar humbje sot edhe në Bergamo ku është mundur nga Atalanta me rezultat 1-o
Skuadra e Strakoshës, Riza Durmishit dhe Valon Berishës nuk po di për fitore ndeshjet e fundit.

Lazio pasi humbi nga Frankfurti dhe barazoi javën e kaluar kundër Sampdorias në shtëpi, humbi edhe këtë javë kundër Atalantas, ndërkaq fitorja e tyre daton më 4 nëntor kundër SPAL me rezultat 4-1.

Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjumshitit e filloi shumë mirë këtë ndeshje dhe arritën të kalojnë në epërsi që nga minuta e parë e takimit.

Ishte Zapata që shënoi pas një gabimi të mbrojtjes së Lazio duke kaluar vendasit në epërsi.

Lazio sulmoi më shumë por Atalanta arriti që ta kontrolloi shumë mirë në pjesën e parë që parë.

Në pjesën e dytë Lazio kërkojë më shumë dhe arriti që të shënoi tek në pjesën shtesë të ndeshjes me anë të Acerbit, por goli i tij u anulua nga VAR.

Me këtë humbje Lazio vazhdon të jetë në vendin e pestë më 25 pikë, kurse përcillet nga Atalanta më 24 pikë në vendin e gjashtë.

Milan nesër luan kundër Bolognas si mysafirë.

Komento: