Lazio e ka gati ofertën Muriqin

10:19 | 04 May 2020

Muriqi është dëshira e madhe e Inzaghit, Lazio ka gati ofertën për të.

Emri i Vedat Muriqit vazhdon të lidhet me shumë klube të njohura evropiane.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahces duke zgjuar interesimin e disa skuadrave me emër në Evropë, si Lazio, Napoli, Tottenham, Leicester City apo Eintracht Frankfurt.

Duket se e ardhmja e kosovarit do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A, pasi edhe agjenti i tij ditë më parë deklaroi një gjë të tillë.

“Muriqit do t’i pëlqente të luante në Serie A, pasi Italia është afër Shqipërisë dhe futbolli italian i përshtatet atij”, kishte deklaruar ditë më parë agjenti i lojtarit.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi e ka bërë prioritet transferimin e Muriqit në verë.

Corriere dello Sport ka raportuar se Inzaghi ka biseduar me drejtorin sportiv Igli Tare dhe i ka kërkuar transferimin e Muriqit gjatë afatit kalimtar veror.

Muriqi shihet nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi si partneri perfekt për Ciro Immobilen në repartin e sulmit.

Lazio tani është duke shikuar mundësinë e transferimit të kosovarit, teksa po përgatitë një ofertë prej 15 milionë euro për prizrenasin.

26-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit turk këtë edicion, duke shënuar 15 gola dhe duke bërë gjashtë asistime në 28 takime.

Kujtojmë se Lazio në edicionin e ardhshëm mund të luaj në grupet e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra kryeqytetase ndodhet momentalisht në pozitën e dytë në Serie A dhe po lufton për titullin e kampionit.

Komento: