Lazio eliminon Interin, ndeshet me Milanin në gjysmëfinale të Kupës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lazio eliminon Interin, ndeshet me Milanin në gjysmëfinale të Kupës

00:02 | 01 Shkurt 2019

Gjysmëfinalisti i katërt në Itali është vendosur me penallti, përderisa portieri Thomas Strakosha bën heroin në fitoren e Lazios

Lazio dhe Inter kanë zhvilluar një prej ndeshjeve më interesante të Kupës së Italisë këtë edicion.
Skuadrat u ndanë pa fitues pas 90 minutave të para të ndeshjes, edhe përkundër shumë rasteve të krijuara.

Ishte portieri i Inter, Samir Handanovic ai i cili bëri disa pritje spektakolare duke bërë që rrjeta e tij të mbetet e paprekur.

Megjithatë, pas 90 minutave lojë, në pjesën e vazhdimeve, skuadra nga kryeqyteti arriti që të shënoj kundër Inter.

Ishte sulmuesi në top formë, Ciro Immobile i cili realizoi golin e epërsisë për Lazio kur po luhej minuta e 108 e takimit, shkruan lajmi.net.

Por, kur mendohej se Lazio do ta siguronte fazën gjysmëfinale, u akordua një penallti në minutën e 121′, penallti të cilën në gol e ktheu Mauro Icardi, për të lënë gjithçka në fatin e “llotarisë” së penalltive.

Në ekzekutimin e penalltisë më të saktë ishin skuadra e Lazios, duke fituar me rezultatin 4:5, dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

Komento: